Tri raste të tjera të dyshuara me koronavirus po trajtohen në QKUK

Rezultatet pritet të dalin gjatë ditës

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen tri raste të reja të dyshuar se janë të prekur me koronavirus. Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për 21Media ka deklaruar se në mesin e tyre është edhe një shtetas kinez që ka ardhur në Kosovë nga Kina në fillim të muajit shkurt.

“Një femër 27 vjeç nga Prishtina, studente në Itali në afërsi të Romës, Piaqenza, një mashkull 39 vjeç nga Prishtina, i punësuar në Milan dhe një shtetas kinez që ka ardhur nga Kina më 02.02.2020”, deklaroi Fazliu për 21Media.

Rezultatet pritet të dalin gjatë ditës./21Media

Back to top button