Shkak, komentet kundërthënëse të tij lidhur me Huawei-n

Shkak, komentet kundërthënëse të tij lidhur me Huawei-n

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka larguar nga misioni diplomatik, ambasadorin e Kinës, John McCallum.

Kjo vjen pas komenteve kontraverse të ambasadorit McCallum që i bëri ndaj një rasti të ekstradimit ku përfshihej një zyrtare e lartë ekzekutive e telekomunikimit Huawei të Kinës.

Kryeministri Trudeau tha në një njoftim se ka kërkuar nga McCallum të tërhiqet nga posti, por nuk ka ofruar arsye të tjera.

Ndalimi zyrtares së lartë Meng Wanzhou, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, kishte acaruar Kinën dhe kishte lëkundur raportet e saj me Kanadanë.

Meng akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për shamngie të sanksioneve ndaj Iranit. Akuzat u mohuan nga kompania Huawei.

Trudeau falenderoi ambasadorin e Kinës për shërbimin që ka ofruar gjatë viteve në Kanada.

McCallum kishte shkaktuar polemika të martën, kur publikisht kishte kundërshtuar kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e zonjës Meng.

Një ditë më pas, ai tha se është keqinterpretuar dhe se komentet e tij kanë krijuar konfuzion./21Media