U qëllua për vdekje një 36-vjeçar në Londër, raportohet se është nga Kosova
Ai vdiq në vendin e ngjarjes
Një person u qëllua për vdekje në festën e Krishtlindjeve në afërsi të familjes së tij, pasi u kthyen në shtëpi, bën të ditur policia. Detektivët po e hetojnë rastin e 36-vjeçarit që u vra tragjikisht para shtëpisë së tij në Battersea, në jug-perëndim të Londrës. Ai vdiq në vendin e ngjarjes, raporton policia.
Detektivi Jamie Stevenson tha se hetimi është në fazat e hershme dhe se po punohet për ta ndriçuar rastin.
“Familjarët e tij u shkatërruan nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe u ndihmuan nga oficerët policorë. E dimë se viktima po kthehej në shtëpi me gruan dhe fëmijët e saj, kur ai u qëllua në oborrin e shtëpisë së tij”, bëhet e ditur.
Mediat kosovare po raportojnë se personi që u qëllua për vdekje është me prejardhje nga Kosova, konkretisht nga Ferizaj./21Media