Mustafa: Pse LVV duhet ta ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme?!

Mustafa thotë se çështja e ministrive është e mbyllur

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i pyetur për ofertën e Liderit të Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se e kanë përmbyllur marrëveshjen për ndarjen e ministrive andaj shtoi se nuk kanë nevojë të kthehen të bëjnë pazare për këtë çështje.

“Nuk e shohim asnjë arsye te hyjmë ne shkëmbim te ministrive, kur jemi marrë vesh për ministritë”, tha Mustafa.

Këtë deklaratë Isa Mustafa e arsyetoi duke pyetur se pse duhet VV-ja ta merr ministrinë e punëve të brendshme. “Unë nuk shoh asnjë arsyeje këtu sepse korrupsionin do ta luftojmë të gjithë është ligji që e Lufton korrupsionin”, tha ai.

Mustafa rikujtoi se Drejtorin Policisë sipas Kushtetutës e zgjedh kryeministri, e zgjedh Qeveria.

“Nuk e shohim që VV është me e gatshme se LDK për të luftuar korrupsionin”, deklaroi Mustafa derisa kujtoi se LDK dhe VV kanë një diferencë të vogël në vota dhe të dyja kanë marrë besimin e qytetarëve./21Media

Back to top button