Vazhdojnë arrestimet dhe bastisjet nën dyshimin për terrorizëm

Policia britanike arrestoi gjashtë persona në Londër

Policia britanike ka arrestuar gjashtë persona në Londër, në kuadër të aksioneve në luftën kundër terrorizmit, përderisa qytetarët po votojnë në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pjesëtarët e njësisë së policisë së Londrës për luftë kundër terrorizmit kanë ndërmarrë bastisje në pjesët lindore të Londrës dhe kanë arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë përgatitur apo kanë nxitur sulme terroriste, transmeton rtv21.tv

Megjithatë, policia qartësoi se tre të arrestuarit nuk kanë lidhje me sulmin që ndodhi të shtunën në kryeqytetin e Britanisë.

Në një aksion tjetër, po ashtu në lindje të Londrës, u arrestuan tre persona tjerë. Këta u arrestuan në kuadër të hetimeve për sulmin në London Brixh, si pasojë e së cilit u vranë tetë persona./21Media

Back to top button