SLS e gatshme për zgjedhjet

Petroviq thekson se përkundër sfidave dhe kërcënimeve të shumta ,fushata duhet të kalojë në atmosferë të qetë demokratike dhe tolerante

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale të Kosovës ,Sllobodan Petroviq, ka deklaruar se rezultatet e kësaj partie në 10 vjetët e fundit në skenën politike të Kosovës si dhe synimet për vazhdimin e angazhimit për një jetë më cilësore dhe më të sigurt të qytetarëve, janë argumentet  kryesore të  kësaj partie për zgjedhjet e 11 qershorit. Sipas tij një nga prioritetet e liberalëve është që në 4 vitet e ardhshme të punësohen 4 mijë persona ,aq sa kanë punësuar në dy mandatet e kaluara si pjesë e koalicionit qeveritar për të shtuar se pa mëdyshje Partia e Pavarur Liberale e Kosovës do të jetë subjekti më i fuqishëm politik në këtë zgjedhje sidomos në pjesën qendrore të Kosovës.

Petroviq thekson se përkundër sfidave dhe kërcënimeve të shumta ,fushata duhet të kalojë në atmosferë të qetë demokratike dhe tolerante. Megjithatë Petroviq ka theksuar se edhe më para kanë paralajmëruar se fushata do të karakterizohet me kërcënime dhe sfida, gjë që është realizuar . Ai ka bërë të ditur se si pasojë e këtyre kërcënimeve disa persona edhe kanë humbë vendet e punës ,e disa ndihmat sociale por, ka shtuar se qytetarët e Kosovës në mënyrë do të japin përgjigjen adekuate atyre që sillet dhunshme me popullin e vetë. Nga ana tjetër Petroviq ka theksuar se i vetmi argument i Listës Serbe është se kanë përkrahjen e Qeverisë së Serbisë dhe se shumë nga ata kanë keqpërdorë pozitat si në sistemin e financuar nga Serbia ashtu edhe në atë të  Kosovës dhe se janë duke punuar në dëm të bashkësisë serbe  duke krijuar huti dhe duke i frikësuar qytetarët.

Back to top button