Vdiq Prof.Dr. Riza Brada

Ai do të kujtohet për një karrierë shumëvjeçare në pedagogji, gjuhësi e edukim

Ka vdekur në moshën 85 vjeçare Prof.Dr. Riza Brada.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat në Prishtinë, shkruan rtv21.tv

Ndërsa mbledhja komemorative do të mbahet nesër në Teatrin Kombëtar në orën 12:00.

Prof. Dr. Riza Brada u lind në Pejë, në vitin 1935. I lindur në një familje shumëanëtarëshe e mjaft modeste. Doktoroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës si dhe shërbeu si drejtor shkolle në Pejë e profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Universitete private në Prishtinë, Gjakovë, Prizren e Pejë. Pasi ia kushtoi jetën punës së tij me shumë perkushtim, ai krijoi një karrierë të devotshme shumëvjeçare në pedagogji, gjuhësi e edukim. Me krijimtari të devotshme prej më se 375 njësi pedagogjike, tekste shkollore, e mbi 35 botime të veçanta, la shenja të përhershme në fushën e pedagogjisë të cilat do të ndjeken nga breza të shumtë në të ardhmen./21Media

 

 

 

 

Back to top button