Veseli: Greme shembull për shpirtin ndërmarrës

Ai premtoi se “Fillimi i Ri” do ta përkrahë Gremen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli e ka lavdëruar punën e qytetarëve të Gremes në Ferizaj, të cilët i takoi mbrëmë. Ai tha se populli ynë është punëtor, e fshati Greme i Ferizajt është shembull për shpirtin ndërmarrës.

“Mbrëmë u takova me njerëz të mirë të këtij fshati dhe u zotova që Fillimi i Ri do ta përkrahë Gremen dhe do ta përkrahë Kosovën të bëhet si Gremja”, ka thënë Veseli përmes një shkrimi në “Facebook”./21Media

Back to top button