Vjedhjet nëpër xhami, flet Kryeimami Bajgora

Vjedhjet e arkave të ndihmave fenomen në rritje

Vjedhjet nëpër banka, shtëpitë private, dyqane e deri te xhamitë janë shpeshtuar kohëve të fundit. Sot Policia e Kosovës njoftoi se dje janë vjedhur para në një xhami në Prizren.

Se rastet e vjedhjeve në xhamia janë shpeshtuar këtë e pranoi edhe Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajrgora. Ai për rtv21, tha se se këto vjedhje bëhen kryesisht nga moshat e mitura. “Dukuria e thyerjes së xhamive, ku thyhen arkat e ndihmave, është shpeshtuar viteve të fundit, dhe përgjithësisht, vjedhës janë adoleshentët. Fatmirësisht, në këtë vjedhje nuk ka ndonjë motiv fetar apo të intolerancës fetare.”, deklaroi Bajgora.

Për t’i parandaluar këtë dukuri në xhamitë e Prishtinës janë instaluar kamera. “Në komunën e Prishtinës, i kemi instaluar kamerat në secilën xhami, ndërkohë që i kemi porositur edhe komunat tjera, që sipas mundësive ta bëjnë një gjë të tillë.”, tha Bajgora për rtv21.tv.

Gjatë muajve të fundit janë raportuar vjedhje edhe në xhami të qyteteve tjera si në Prishtinë, Suharekë, Obiliq…/21Media

Back to top button