Vjosa Osmani dhe Evgjeni Thaçi përplasen keq në komision

Tensione dhe përplasje në Komisionin për Punë të Jashtme

Mbledhja e sotme e Komisionit për Punë të Jashtme ka kaluar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve të këtij komisioni

Në këtë mbledhje, ku u shqyrtua platforma për dialogun me Serbinë ka shpërthyer përplasja ndërmjet kryetares së këtij komisioni, Vjosa Osmanit dhe deputetes së PDK-së, njëherësh, mbesa e presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçit.

Kjo e fundit ka kërkuar nga kryetarja e komisionit që të mos vonohet dhe ta hedhë për votim Projektligjin për kompetencat e delegacionit shtetëror, por kjo ka shkaktuar reagimin e Vjosa Osmanit, e cila i është drejtuar Evgjeni Thaçit me fjalët se ajo është njeri i fundit që i tregon se si udhëhiqet komisioni.

Osmani nuk e ka lënë me kaq dhe i ka kërkuar deputetes Thaçi të mësojë kulturën e debatit.

Deputetja Thaçi i është kundërpërgjigjur Osmanit me fjalët se ajo është personi i fundit që mund ta mësoj se çfarë është debati, pasi sipas saj, Osmani nuk ka kulturë elementare.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së ka thënë tha se ajo nuk ka faj që për arsye personale deputetja Thaçi merret me temën e dialogut.

Ndryshe, sot platforma për dialogun me Serbinë, në mungesë kuorumi nuk ka kaluar në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ndërsa me 5 vota për dhe 4 vota kundër, projektligji për detyrat, përgjegjësit dhe kompetencat e delegacionit shtetëror në procesin e dialogut me shtetin fqinj kaloi në lexim të dytë në seancën e radhës.

Platforma për fazën përfundimtare të dialogut parasheh si rezultat primar, njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe formimin e një tribunali për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë.

Back to top button