"Sukses historik dhe perspektiva e reja të cilat hapen para nesh”

Loading...

“Sukses historik dhe perspektiva e reja të cilat hapen para nesh”

Pasi që Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese, të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës, kryeministri Zoran Zaev ka uruar qytetarët dhe deputetët për përgjegjësinë e ndërmarrë.

“Uroj qytetarët dhe deputetët për ndërmarrjen e përgjegjësisë për ndryshimet kushtetuese me të cilin së bashku i hapëm dyert e NATO-s dhe të BE-së për Republikën e Maqedonisë.

Në të njëjtën kohë, shpreh falënderim deri tek sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për urimin e sontëm përmes telefonit dhe ku ai të gjithë qytetarëve të vendit tonë ua uron suksesin historik dhe perspektivat e reja të cilat hapen para nesh”, tha Zaev.