Zgjedhet pasardhësja e Angela Merkel

Kancelarja gjermane është larguar nga posti i lideres së Partisë Kristian Demokrate

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel u largua nga posti i lideres së partisë së saj të Kristian Demokratëve, me ç’rast mbajti një fjalim emocionues para bashkëpartiakëve të saj, të mbledhur në një kongres në Hamburg, për të zgjedhur pasuesin e saj, shkruan rtv21.tv.

Partia udhëheqëse e Gjermanisë, Bashkimi Demokrat Kristian ka zgjedhur Annegret Kramp-Karrenbauer si liderë të re të partisë. Karrenbauer ishte zgjedhur nga vet Merkel si pasardhëse e saj, megjithatë kancelarja ka deklaruar se do të vazhdojë mandatin e saj në krye të shtetit, deri në përfundimin e tij./21Media

Back to top button