Patatja atraktive si prodhim vendor
Besim Rexha nga Barileva ka mbjell mbi 60 hektarë patate.- Ministria e Bujqësisë subvencionon me 300 euro për hektarë
Rritet interesimi për kultivimin e patates dhe lakrës në Kosovë. Konsumi vjetor për kokë banori me patate është rreth 40 kg në vit. Bazuar në sipërfaqet e mbjella që sillen deri në 10 mijë hektarë, me rendimente prej 30-40 tonë për hektarë në sipërfaqet që janë nën ujitje, vendi ynë ka kapacitete të mëdha edhe për të eksportuar. Fshati Barilevë në komunën e Prishtinës është shembull për kultivimin e patateve./21Media