​11 shtetas të Kosovës kthehen nga zonat e konfliktit në Siri

 
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë kthyer 11 shtetas të Kosovës nga zonat e konfliktit në Siri, institucionet e Kosovës po ushtrojmë përgjegjësinë jo vetëm ndaj qytetarëve tanë, por edhe si anëtarë të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in.
Përmes një postimit në Facebook Sveçla ka thënë se Kosova është krenare që është lider global në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.
“Kosova gjithmonë do të jetë shtëpia e qytetarëve të saj. Ata të cilët kanë kryer krime, këtu apo jashtë, do të ndiqen penalisht. Gruaja dhe fëmijët që kemi kthyer sot kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë. Ne kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë e tyre në ditët, javët dhe muajt në vazhdim. Ata kanë dhe meritojnë të kenë kohën dhe hapësirën e nevojshme që të adaptohen”, ka shkruar ndër tjera Sveçla në Facebook.
Ai tutje ka shtuar se Qeveria është duke iu ndihmuar 11 personave të kthehen në familjet e tyre, në mënyrë që ata të riintegrohen në rrethin e tyre./21Media

Back to top button