“Moj e mira” publikohet nga Mirsa Kerqeli

Këngëtarja e njohur, Mirsa Kërçeli publikoi këngën e saj më të re me titull, “Moj e mira” me të cilën u rikthye në skenë pas disa viteve pauzë.
Kënga është ritmike e zhanrit pop, tekstin e së cilës e ka shkruar Jetmir Salihu. Këtë këngë Mirsa e publikoi edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

Projekti i fundit i Mirses është publikuar në vitin 2018 në bashkëpunim me Butrint Rashitin. Dyshja sollën coverin e këngës “E Dashuruar”./21Media

Back to top button