​31 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

31 raste pozitive me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19.
Rastet e reja kanë rezultuar nga 2377 testime që janë kryer.
Në 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, 6 prej të cilëve po trajtohen në Spitalin Infektiv.

Back to top button