Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 19 qershor

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike organizon aktivitet me rastin e shënimit të 23 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publik. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. (Amfiteatri i objektit të ish-Rilindjes, Prishtinë, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Rrjeti i Grave të Kosovës organizojnë tryezë ku publikohet raporti i IKD-së “Zbatimi i programit kombëtar për kryerësit e dhunës ndaj grave në Kosovë (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë- projekti “YEEP II – Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja “, prezantohen Politikat rekomanduese për përmirësimin e punësimit të të rinjve në Kosovë ( Klan Arena, ora 10:00)

Komuna e Podujevës shënon 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit me një varg aktivitetesh:

Seanca solemne e Kuvendit Komunal. (Kuvendi Komunal i Podujevës, ora 11:00)

Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve (Penuhë i Podujevës, ora 11:45)

Zbulimi i pllakës përkujtimore të heroit Ali Ajeti (Miroc i Podujevës, ora 13:30)

Koncerti festiv ( Sheshi “4 Dëshmorët” në Podujevë, ora 20:00)

Mbledhje e Këshillit Prokurorial të Kosovës (Salla e takimeve, kati VI, objekti i Këshillit Prokurorial, ora 13:30)

Programi i aktiviteteve Prishtinë – Gollak 19-21 qershor (Hapja e festivalit, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 16:00)

Edicioni i 8-të i Rolling Film Festival (19–21 qershor), që prej vitit 2009 promovon kinematografinë, kulturën dhe rrëfimet rome nga vende të ndryshme të botës. (Kino Armata, Prishtinë, ora 19:30)

Kongresi rajonal 2026 me temë “Lumturia e përhershme”, dëshmitarët e Jehovait në Kosovë nga 19 deri më 21 qershor (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button