​32 pacientë me oksigjenoterapi në Spitalin e Gjakovës

 

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24 orësh, ka njoftuar se 55 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid-19, ku prej tyre 36 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 pozitiv dhe 7 pacientë janë konfirmuar negativ.

Sipas raportit, 8 pritet të testohen, 4 pacientë presin rezultatet.

“32 pacientë janë me oksigjenoterapi, 3 pacientë janë në CPAP mask. Covid pozitiv aktiv janë 5 mjekë, 14 infermier dhe 3 stafe mbështesë”, thuhet në raport.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) vazhdon të bëjë thirrje për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19: Mbajtjen e maskave, Mbajtjen e distancës dhe Larjen sa më shpesht të duarve./21Media

Back to top button