​4 viktima dhe 707 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 707 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 3 mijë e 307 testime të kryera, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 267, pasuar nga Durrësi me 53, Elbasani 34, Vlora 30, Berati 22 raste, etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38 mijë e 860 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.

Ndryshe, në Shqipëri janë regjistruar 65 mijë 334 raste pozitive që nga paraqitja e rasteve të para, prej tyre 38 mijë e 860 janë shëruar, 25 mijë e 218 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 1 mijë e 256 persona.

Back to top button