Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës

 

 

Prej sot votuesit nga diaspora mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Afati për t’u regjistruar përfundon më 21 janar në orën 18 sipas kohës lokale në Kosovë. Sipas KQZ-së edhe ata që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë./21Media

(Përgatiti: Fitore Ademi)

Back to top button