​6 të vdekur e 376 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë informon se brenda 24 orëve të fundit janë kryer 1575 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 376 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 98 raste në Tiranë, 29 raste në Lushnjë, 27 raste në Durrës, 24 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë dhe Fier, 15 raste në Sarandë, 13 raste në Kavajë, 11 raste në Berat, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Korçë, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Dibër, Bulqizë, Vorë, 5 raste në Kavajë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kuçovë, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Belsh, Përrenjas, 2 raste në Devoll, Kukës, Lezhë, Librazhd, Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Elbasan, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Tepelenë, Roskovec, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 333 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37 981 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 56-82 vjeç.

Back to top button