​60 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 60 raste të reja me koronavirus nga 859 testime.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim pesë pacientë, ndërsa janë shëruar 41 qytetarë.
Shqipëria ka regjistruar deri më sot 275 mijë e 167 raste me koronavirus, prej tyre 271 mijë e 254 janë shëruar, 417 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3 mijë e 496 pacientë./21Media

Back to top button