​7 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Shtatë persona të tjerë kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se viktimat janë: një qytetar nga Himara 65 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.
Ndërsa nga 1 mijë e 766 testime të kryera, janë konfirmuar 251 raste të reja.
Janë shëruar 1 mijë e 246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248 mijë e 882 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë 12 mijë e 606 raste aktive me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar./21Media

Back to top button