​8 mijë e 346 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë

 

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë, në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve brenda 24 orëve.

Ndërsa, numri i të shëruarve është rritur dhe vetëm të shtunën e 22 gushtit janë shëruar 197 pacientë.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8 mijë e 346, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 534.

Nga fillimi i pandemisë në mars kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 12 mijë e 337 nga 46 mijë e 907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes./21Media

Back to top button