812 raste aktive me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 812.
Në raportin e fundit, MSH njoftoi për një rast të vdekjes dhe 37 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 57 të testuar.
Janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 831./21Media