Sot mot i vranët dhe me reshje bore në Kosovë

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vende-vende parashihet të ketë edhe reshje bore.
IHMK ka njoftuar se në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në trafik këshillohen të kenë kujdes të shtuar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s./21Media

Back to top button