​AAK-ja raporton për incidente zgjedhore në Junik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se është informuar për disa incidente që kanë ndodhur në Komunën e Junikut.
“Fatkeqësisht, duhet t’ u informojmë për disa incidente, në Junik është regjistruar një person nga LDK-ja i cili është munduar dhe ka ndikuar në procesin e votimit, një info tjetër një ish-kandidat i Vetëvendosjes i cili e ka sulmuar një komisionar të AAK-së dhe kandidati për kryetar të Komunës nga LDK-ja në Junik është ndaluar nga policia sepse në qendër te votimit e ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës përkatësisht menaxheren e qendrës së votimit”, ka thënë Besnik Tahiri nga AAK.
Tahiri ka thënë se dalja e qytetarëve në votime deri në këtë kohë është më e vogël krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ai ka ftuar qytetarët që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Back to top button