Ambasada e Amerikës: Raportoni çdo parregullsi dhe shkelje
Ambasada e Amerikës në Prishtinë, sot u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë parregullsitë gjatë procesit zgjedhor.
“Raportoni çdo parregullsi dhe shkelje lidhur me zgjedhjet në Policinë, Prokurorinë, autoritetet zgjedhore ose mediat e Kosovës. Zgjedhjet Komunale të Kosovës 2021”,, është shkruar në Facebook nga Ambasada e Amerikës.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 11:00 kanë votuar 7.13% të qytetarëve me të drejtë vote./21Media
