​Abdixhiku ftoi opozitën të jetë pjesë e proceseve të rëndësishme të Kosovës

“Nuk shoh asnjë problem në kalimin e ligjeve nga qeveria në kuvend e tutje”

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku sonte e ftoi opozitën që të jetë pjesë e proceseve të rëndësishme të Kosovës. Sipas tij, prezenca e ministrive të pakicës është obligim kushtetues i Kosovës, ani pse Lista Serbe abstenoi sot gjatë votimit të ekzekutivit të ri.

“Prezenca e ministrave të pakicës është obligim i rregullimit kushtetues të Kosovës. Prandaj, si partner të koalicionit kemi vendosur ta respektojmë në plotëni. Natyrisht se Qeverisë së Kosovës i duhet stabilitet në numra, dhe është mirë që sa më shumë stabilitet të krijojmë me deputet të Republikës së Kosovës. E rëndësishme është që sot kemi një qeveri funksionale që ka shumicë, kemi një Kuvend funksional me një kryetare të Kuvendit të re. Prandaj nuk shoh asnjë problem në kalimin e ligjeve nga qeveria në kuvend e tutje”, tha Abdixhiku.

Sa i përket fjalimeve të taborit të opozitës gjatë ditës së sotme, të cilët nuk u kursyen në kritika, ai nuk dëshiroi t’i komentojë ato, megjithatë ai ftoi që të jenë pjesë e proceseve të rëndësishme të Kosovës.

Back to top button