PDK: Zgjedhja e Osmanit me votat e Listës Serbe, dëshmi se ky koalicion varet nga Beogradi

“Kjo është edhe një dëshmi se ky është koalicion me Vuçiçin e Radijojiçiçin”

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme thirrjen klandestine dhe pa paralajmërim të seancës, për ta zgjedhur kryetaren e re të Kuvendit të Kosovës.

Sipas PDK-së, kjo seancë e territ, për të cilën nuk kishte asnjë urgjencë, e thirrur në nga Lëvizja Vetëvendosje e LDK, u mbajt pa praninë e opozitës dhe shënon herën e parë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pa asnjë deputet opozitar.

Nga PDK thonë se zgjedhja e kryetares së re, e propozuar nga Vetëvendosje dhe e mundësuar me votat e Listës Serbe, është e dëmshme për vendin dhe tregon qartë se qeveria VV-LDK jo vetëm që është në koalicion me Listën Serbe, por do të jetë e varur plotësisht nga deputetët e këtij formacioni politik dhe nga vullneti i Beogradit zyrtar.

“Kjo është edhe një dëshmi se ky është koalicion me Vuçiçin e Radijojiçiçin dhe sojin e tyre. Është për keqardhje se ashtu sikurse filluan pazaret politike për karriga në mes të dy partive, ashtu sonte e përfunduan në mënyrën më të turpshme zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës, e cila pa votat e Listës Srpska sot nuk do të mund të zgjidhje në këtë pozitë”, thotë PDK.

Back to top button