​Ahmeti kërkon mbyllje dyjavore: Tash është vonë për kozmetikë

 
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është i pakënaqur me masat kundër koronavirusit të miratuara nga Qeveria.
Ai po kërkon masa më të rrepta duke përfshirë edhe mbylljen dyjavore.
“Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.
1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese
2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.
3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.
4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina
5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente”, ka propozuar Ahmeti.
Ai ka thënë se “më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit”.
“Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit. Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. Skemi njerëz për të humbur”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
26 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa, nga 12 mijë e 558 testime, 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19./21Media

Back to top button