​Aksident i rëndë në Serbi, përmbyset autobusi nga Maqedonia

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Prokuple – Bllacë

Një person është lënduar rëndë, ndërsa 11 më lehtë në aksidentin që ka ndodhur në autostradën Prokuple – Bllacë, afër Bellolinit, kur rreth orës 10 është përmbysur një autobus nga Maqedonia e Veriut, i cili ka transportuar udhëtar për në Kopaonik, njofton RTS.

Sipas informacioneve fillestare, një person është lënduar rëndë dhe është dërguar në Prokuple. Njëmbëdhjetë persona me lëndime më të lehta janë dërguar në Shtëpinë shëndetësore në Bllacë.

“Ekipi i Urgjencës i qendrës sonë shëndetësore menjëherë doli në terren, ua dha ndihmën të lënduarve dhe vijon kujdesi ndaj tyre”, thonë nga Shtëpia e shëndetit në Bllacë.

Tash për tash nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa kjo rrugë, në të cilën ka aksidente të shpeshta, është në fazën e rikonstruksionit nga muaji i kaluar, me regjim të veçantë të trafikut varësisht nga punët./TV21

Back to top button