Aksident me të lënduar në Zahaq të Pejës
Një cisternë me naftë është rrokullisur pasditen e sotme në Zahaq të Pejës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Rastin e ka konfirmuar për kp zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Një vetaksident ka ndodhur në orën 16:30 në fshatin Zahaq, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit”, ka deklaruar Rugova.