Kaloni te përmbajtja kryesore

Musliu e ashpër me Osmanin: U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ne ua kemi thënë prej kohësh

Ganimete Musliu nga PDK ka reaguar sot ndaj fjalimit t Vjosa Osmanit në tubimin e LDK-së.
Ajo ka thënë se OSmani u dashtë të largohet nga posti për të pranuar atë që PDK-ja e ka thënë më parë

“FLAMURIN E KOSOVËS NUK E VENDOSIN AS NË FORUMET E TYRE TË BRENDSHME, LËRE MË NË ATO NDËRKOMBËTARE.”Pesë vjet e gjysmë e mbajti gojën të mbyllur pa e thënë të vërtetën.U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ne ua kemi thënë prej kohësh.Kjo nuk është vetëm hipokrizi politike kjo është mashtrim.Kjo është e papranueshme.”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Tutje ka thënë se politikanët si Osmani duhet të ndëshkohen.

Pesë vite e gjysmë të humbura për Kosovën.Pesë vite e gjysmë mashtrim ndaj qytetarëve të Kosovës.Dhe dëmi më i madh nuk janë vitet e humbura, por përpjekja për t’ia humbur Kosovës dinjitetin, simbolin dhe zërin e saj në botë.Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button