​Aksion policor në Prishtinë dhe Ferizaj

 
Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në disa lokacione të Prishtinës dhe në Ferizaj.
Sipas Policisë aksioni ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për portalin rtv21.tv ka thënë e ky aksion i policisë po zhvillohet me urdhëresë të Gjykatës kompetente.
“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt”, ka thënë Kelani duke shtuar se pas përfundimit të aksionit do të jepen informacione shtesë./21Media

Back to top button