​Aktakuzë për rrezikim të personave nën mbrojtjen ndërkombëtare

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit A.P. shtetas i Republikë së Kosovës.

Përmes një komunikate të dërguar për media, bëhet e ditur se aktakuza është ngritur për shkak që ekziston dyshimi i bazuar mire “se i pandehuri A.P. me datën 5 maj 2019, ka kryer veprën penale Rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare, nga neni 167 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. /21Media

Back to top button