Miftaraj për hoxhën Osman Musliu: E ka parë pasurinë e njerëzve të VV-së dhe iu fut politikës për të ngjyer pak

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar lidhur me përfshirjen e hoxhës Osman Musliu në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë.
Përmes një postimi në Facebook ai tha se disa hoxhallarë “po tundohen nga pasuria në këtë jetë të rrejshme”.
“Kur po e shohin pasurinë e njerëzve te VV te fituar nga pozitat ne pushtet, do hoxhallarë (fatmirësisht shume pak në numër) po tundohen nga pasuria në ketë jete te rrejshme dhe po i futen politikes dhe pushtetit si duket për ta ngjyer edhe ata pak”, shkroi Miftaraj.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?