​Allegri paralajmëron Interin para finales së Superkupës

 
Trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri ka folur para finales së Superkupës së Italisë kundër Interit që zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në “Giuseppe Meazza”.
Duke përmendur mungesat e shumta në skuadrën e tij si Wojciech Szczesny, Chiesa dhe Danilo, trajneri toskan pranoi që Interi është një skuadër shumë e fortë edhe fizikish pr siguroi që skuadra e tij shkon në këtë ballafaqim me fitoren si synim të vetëm.
“Duhet të përmirësojmë cilësinë e pasimeve dhe të jemi më të qetë, ne nxitojmë të ndërtojmë aksionet nga prapa dhe nuk duhet ta bëjmë këtë. Ne duhet të përmirësohemi, Interi është një ekip fizik dhe ne do të duhet të shfrytëzojmë sa më shumë çdo episod nesër”, tha fillimisht Allegri.
“Jam i lumtur dhe e përsëris se na duhet kohë, përvojën e fiton vetëm duke luajtur lojëra. Ne duhet të fitojmë ndeshjen e nesërme dhe të bëhemi një ekip më solid. Gjithçka mund të ndodhë në një lojë të vetme, por skuadra më e mirë zakonisht e fiton ligën. Ne duhet të arrijmë ata që janë atje lart, pastaj do të shohim nëse mund të konkurrojmë për titullin sezonin e ardhshëm”, tha në fund ai.

Back to top button