Edhe ky vend filloi dozën e katërt të vaksinës antiCovid-19

Kili ka filluar administrimin e dozave të katërta të vaksinave antiCovid-19, vendi i parë i Amerikës Latine që e bën këtë, pasi varianti Omicron nxit një rritje të rasteve.
Personat me sistem imunitar të dobësuar do të jenë të parët që do të marrin vaksinat. Fushata do të shtrihet për të gjithë ata që janë mbi 55 vjeç në muajin shkurt.
Infeksionet po rriten në të gjithë Amerikën e Jugut, e cila u godit nga valët e mëparshme të pandemisë. Që atëherë, disa vende kanë arritur nivele të larta të vaksinimit.
Kili ka vaksinuar plotësisht më shumë se 14 milionë njerëz mbi moshën tre vjeç, nga një popullsi prej 19 milionë, sipas ministrisë së shëndetësisë. Rreth 11.3 milionë njerëz kanë marrë tashmë një dozë të tretë, transmeton rtv21.tv.
Fushata e vendit filloi me vaksinën “Sinovac” të prodhuar nga Kina dhe zgjerimi i programit për të përfshirë dozat e katërta do të përdorë një kombinim të vaksinave Sinovac, Pfizer dhe AstraZeneca.
Presidenti Sebastián Piñera, i cili vizitoi një spital të Santiagos ku u ofruan injeksionet e katërta të hënën, u kërkoi gjithashtu njerëzve që të vaksinohen, duke thënë se vaksinat janë “të sigurta dhe funksionojnë”.
“Ajo që po bëni është e papërgjegjshme. Nëse nuk jeni të vaksinuar, do të infektoheni, do të infektoni familjet tuaja, partnerët [dhe] kolegët e punës”, tha ai për të pavaksinuarit.
Izraeli filloi të ofrojë një shtrirje të gjerë të një vaksine të katërt Covid-19 në fillim të këtij muaji, që besohet të jetë kombi i parë që e bën këtë./21Media

Back to top button