​Amerika i ofron Kosovës shkollim në tri akademi ushtarake prestigjioze

 
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se sot kanë pranuar ofertë nga SHBA për shkollim edhe në Akademinë Detare.
Mehaj ka thënë se kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike.
“Nga miqtë tanë amerikan, pas ofertave të mëhershme për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore, sot kemi pranuar edhe ofertën për shkollim në Akademinë Detare të SHBA-së. Ne nuk kemi forca detare, por kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike”, ka njoftuar Mehaj.
Mehaj tutje ka bërë të ditur se, Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ofertën e mëhershme dhe të tashmen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, do të shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në këto tri akademi tejet prestigjioze./21Media

Back to top button