Gjendet shëndosh e mirë blogerja që u raportua e zhdukur një muaj më parë

Blogerja e njohur, Ca’Shawn Ashley Sims, për herë të fundit ishte parë më 8 shtator në Broach Avenue.
Familja e saj kërkuan ndihmë për ta gjetur atë.
E njëjta u gjet në një spital dhe në gjendje të mirë shëndetësore, kanë bërë të ditur autoritetet, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Sims ka më shumë se 215,000 ndjekës në llogarinë e saj kryesore në Instagram, ku promovon palestrën dhe ushqimin nën titullin The Booty Doctor./21Media

Back to top button