​Andi Hoti nënshkruan kontratën e parë profesionale me Interin

 
Andi Hoti do të vazhdojë të luajë për kampionin e Italisë, Interin. Ai po stërvitet me trajnerin Simone Inzaghi dhe sot nënshkroi rinovimin me Interin. Kjo është kontrata e tij e parë profesionale dhe do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të viti 2024.
Përmes një postimi në “Instagram”, futbollisti tregoi momentin e nënshkrimit në qendrën sportive “Suning” ku ishte së bashku më agjentin e tij. Ai falënderoi menaxherët dhe familjen e tij për këtë hap të ri përpara në karrierën e tij.
Lojtari ka rrëfyer ditët e fundit se ai mendon se ka shumë për të mësuar nga qendërmbrojtësi holandez i Interit De Vrij.

Back to top button