Gashi: Deputetët e VV-së qëllimisht bënë zhurmë derisa fliste Pacolli

 
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së kryesisë i pyetur për takimin e dytë të kryeministrit Albin Kurtit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se tashmë ai po shkel gjithçka të cilën e kishte proklamuar vet sa ishte në opozitë.
“Ajo çka ka kërkuar dhe proklamuar vet sa ishte në opozitë sot po e shkel në mënyrën më të turpshme që nuk ka ndodhur asnjëherë që kryeministri për javë të tëra mos të jetë në Kosovë, që të ndodhin ngjarje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe të mos tregojë afërsinë dhe ndjeshmërinë e tij dhe mbi të gjitha të shkoj në bisedime Serbinë pa plotësuar kriteret të cilat vet i ka vendosur dhe pa i raportuar Kuvendit dhe njoftuar Kuvendin në formë zyrtare se çka është biseduar dhe cilat janë pozicionet politike të Kosovës. Ka një sjelle të papërgjegjshme ka një veprim të kryeministrit i cili e shkatërron mirëbesimin politik në Kosovë dhe kjo sjellje e tij do të marrë përgjigje nga qytetarët e Kosovës”, tha Gashi.
Ndërkohë që në seancën e sotme deputeti Behgjet Pacolli fliste në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetë të tjerë dëgjoheshin gjithashtu, çka edhe e pengoi kreun e AKR-së në fjalimin e tij. Kjo situatë nervozi Pacollin.
E Gashi po thotë se e gjithë zhurma ishte e qëllimshme dhe e bërë nga deputetët e Vetëvendosjes.
“Rasti i zoti Pacolli, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin të instruktuara që të bëjnë zhurmë nuk ishte replikë, nuk ishte kundërshtim i asaj që flitej në Kuvend por ishte zhurmë e qëllimshme, e orkestruar e paarsyeshme dhe e panevojshme”, tha ai.
Gashi theksoi se ajo çka vërehet është një tendencë e vazhdueshme e partive në pushtet që të mos ketë klimë mirëbesimin në Kuvendin e Kosovës.

Back to top button