​Angli-Skoci, pjesa e parë mbyllet pa gola

 
Të dy portierët kanë mbajtur portat e paprekura gjatë 45’ minutave të parë.
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Grupit D mes Anglisë dhe Skocisë, ku ende nuk ka ndryshuar rezultati.
Të dy kombëtaret kishin raste për gol, ku mbrojtësi John Stones i Anglisë kishte rastin më të mirë gjatë ndeshjes, duke e goditur shtyllën në minutën e 11’.
Në kuadër të statistikave, Anglia dominon në posedim të topit me gjithsej 62% krahas 38% të Skocisë, kurse këta të fundit u treguan më të rrezikshëm me goditje drejt portës, duke regjistruar pesë sosh, ndërsa Anglia vetëm katër.
Rezultati pas pjesës së parë është 1:1.

Back to top button