​Arratisja e të paraburgosurit, suspendohet mbikëqyrësi i Institutit të Psikiatrisë Forenzike

 
Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK) ka njoftuar se për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.
“Deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale”, thuhet në njoftimin  e SHKK-së.
Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi./21Media

Back to top button