Ambasada Amerikane: SHBA-ja e gatshme ta ndihmojë Kosovën në fushën e energjisë ku përfshihet edhe gazi i lëngshëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në një përgjigje për RTV21 kanë thënë se janë të gatshme të bashkëpunojnë me industrinë energjetike amerikane dhe Qeverinë e Kosovës për të siguruar të ardhmen energjetike të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me industrinë energjetike amerikane dhe Qeverinë e Kosovës për të siguruar të ardhmen energjetike të Kosovës përmes diversifikimit të furnizimit me energji, përfshirë edhe gazin natyror të lëngshëm amerikan (LNG).”, thuhet në përgjigjene Ambasadës.
Përgjigja e Ambasadës së SHBA-ve për RTV21 pason intensifikimin e thirrjeve që Kosova të përfshihet në projektin rajonal për furnizim me gazin e lëngshëm natyror./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?