​Arsyetohet shitja e tokave për 1 euro ari

 

Procesi i privatizimit të fabrikës së armaturës “FAN” në Podujevë dhe shitja e tokave me çmim të lirë ishte interesimi më i madh i deputetëve të opozitës në kuvend gjatë inervistimit të ish-zëvendës kryesues i Bordit të AKP-së Naser Osmani në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Megjithatë, për këtë pati përplasje ndërmjet anëtarëve të Komisionit pozitë – opozitë për faktin se kolegu i tyre Hekuran Murati bëri pyetje shumë dhe mori kohën e mbledhjes për fabrikën e Podujevës.

Duke iu përgjigjur deputetit Murati, ish-zëvëndëskryesuesi i Bordit të AKP tha se Raporti i Auditimit paraqet se blerësi FAN që ka qenë Agim Deshishku me profesion mjek, ka përmbushur zotimet 100 përqind për investimet dhe për numrin e punëtorëve në atë ndërmarrje. Po ashtu ai tha se procesi gjyqësor për këtë fabrikë ka zgjatur 6-7 vite.

“Agim Deshishku me profesion mjek ishte blerës i fabrikës së armaturës. Kam votuar pro, familjen Deshishku e njohë. Adem Deshishku, nga asgjë ka arrit të bëjë diçka”, tha Osmani.

Deputeti nga VV Murati, ka thënë se në bazë të raporteve të AKP, kjo fabrikë në Podujevë nuk ka përmbushur zotimet.

“As numri i të punësuarve dhe investimet e kërkuara sipas kontratës nuk janë përmbushur dhe nuk ka pasur asnjë aktivitet prodhues në këtë ndërmarrje, gjithnjë sipas raporteve të AKP”, theksoi Murati.

Ndërsa këtë shitje Osmani tha se e mbron edhe sot, duke komentuar se e njeh familjen Deshishku dhe nuk ka mohuar e as pohuar se kjo familje i përket subjektit politik të LDK-së.

Derisa është pyetur se a është shitur tokë nga 1 euro ari, Osmani tha se çmimin e shitjes gjithmonë e ka caktuar tregu, ndërsa pranoi se tokë është shitë 5 deri 1800euro sa ka qenë në AKP.

Kryetari i Komisionit Hajrulla Çeku tha se 39 euro për ari ka qenë çmimi mesatar i shitjes së tokave bujqësore sipas një vlerësimi të Ministrisë së Bujqësisë.

Osmani për këtë tha se ka pasur shumë dështime të proceseve të privatizimit për shkak të mungesës ofertave. Prandaj, kjo ka qenë arsyeja që është shitë toka lirë.

Derisa pranoj se është shitë tokë 2.90 euro ari. Për të kohë sipas tij, kanë qenë çmime të arsyeshme ndoshta, ndërsa sot jo.

“Tokat në vendet rurale dhe të pa punuar kanë bërë që të jetë ky çmim i lirë. Megjithatë mendoj se mirë është që janë shitë këto toka me këto çmime, sepse kanë filluar të punohen nga blerësit”, tha Osmani.

Për pronat e uzurpuara që u ngritë nga deputeti i PDK Gazmend Bytyqi, Osmani tha se me iniciativën e ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli janë liruar disa prona, megjithatë sipas tij, për prona të uzurpuara ka pasur telashe të mëdha.

Në orën 13:00 nis intervistimi i Haki Shatri ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave./kp

Back to top button