Atmosferë festive në Londër pak orë para ndeshjes Angli-Itali
Tifozët e Anglisë janë mbledhur jashtë stadiumit Wembley dhe në King’s Cross në Londër duke sjellë një atmosferë të mrekullueshme pak orë para se të vendoset fati i skuadrës më të mirë në Evropë.
Kupa mund të shkojë në shtëpinë e anglezëve sonte, por mund edhe të ndodhë e kundërta.
Anglia luan kundër Italisë në finalen e “Euro 2020” mbrëmjen e sotme në orën 21:00.
Mbretëresha Elisabeth II, Princi William dhe Boris Johnson kanë dërguar mesazhe motivuese për pjesëtarët e skuadrave.