Pesë shenja që tregojnë se fëmijët kanë shumë vapë
Një bebe nuk është në gjendje të vetërregullojë temperaturën e trupit prandaj duhet të bëni kujdes në këto ditë të nxehta
Një trup i mbingrohur është rrezik për shëndetin e fëmijëve, dhe kur bëhet fjalë për foshnjat e porsalindura. Ky problem më sfidues konsiderohet për nënat e reja të cilat në disa raste nuk dinë çfarë të bëjnë.
Ka disa mënyra se si fëmija juaj ju “thotë” se ka shumë vapë:
1. Nëse koka dhe qafa janë të lagura, kjo është një shenjë që ai djersit dhe se foshnja ka shumë vapë.
2. Nëse fytyra e fëmijës është më e kuqe ose shfaqen skuqje.
3. Dëgjoni fëmijën si merr frymë. Frymëmarrja e shpejtë është një simptomë e vapës së madhe.
4. Vendosni dorën në gjoksin e fëmijës, nëse është i nxehtë, kjo është një shenjë tjetër.
5. Nëse fëmija nuk mund të flejë dhe është i shqetësuar, ai mund të ketë shumë vapë.