​Avokati i Popullit raporton në komisionin për të Drejtat e Njeriut

Në Kuvendin e Kosovës këtë të premte do të mblidhen dy Komisione Parlamentare.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, janë dy komisionet që do të mblidhen sot.
Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione që do të mblidhet në ora 10:00 do të diskutohet lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim të promovimit të të drejtave të njeriut. I ftuar në këtë komision është edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj.
Ndërsa Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të mblidhet në ora 11:00 dhe në rend dite ka mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shoqëritë tregtare.

Back to top button